header.search.title
HISTORIA JONË
Më shumë sesa thjesht objekte, është historia e një pasioni.
Themeluar në vitin 1934, "Schneider" është një markë kryesore e trashëgimisë franceze, e njohur për cilësinë e pajisjeve dhe përkushtimin e saj për ta bërë teknologjinë të aksesueshme për të gjithë. Sa efikase, po aq dhe estetike, pajisjet "Schneider" i japin ambienteve tuaja të brendshme një elegancë autentike që përmirëson jetën tuaj të përditshme.
Dyshja e vëllezërve

Pak vite më vonë, në 1936, vëllezërit themeluan një kompani të dytë, Sert, e cila ishte e specializuar në ndërtimin e pajisjeve radio-elektronike.
Që prej fillimit, dyshja e vëllezërve ishim mes pionierëve udhëheqës të dizajnit të radiove dhe televizorëve në Francë.
Suksesi i vëllezërve ishte i papërmbajtshëm. Në fakt, në vitin 1939, kompania e tyre Schneider Frères konsiderohej një nga bizneset më të rëndësishme në tregun francez.

Një kërkim për teknologji

Që prej fillimit, marka u dallua nga konkurrentët e saj me estetikën e saj të bukur, shpesh e mirënjohur për elegancën e punimeve të saj në dru.
Gjithmonë duke sjellë risi, vëllezërit Schneider ishin të parët që krijuan butonin me shtypje që gjendet në tastierën e makinave llogaritëse elektronike dhe që më vone u instalua në makineritë e lojërave.
Duke zhvilluar më tej zvogëlimin e komponentëve teknologjik të përdorur, vëllezërit Schneider vazhduan të zhvillonin gamën e tyre të radiove lehtësisht të transportueshme. Në 1957-1958, ata hodhën në treg modelet e tyre të para me frekuencë të lartë. Që atëherë dhe ende sot, marka u vlerësua nga kritikë specialistë të cilët lavdëruan novacionin dhe vlerën që Schneider siguronte në këmbim të kostos.
Marka gjithashtu u angazhua në krijimin e televizorëve në një epokë të re teknologjike, duke hedhur në treg televizorin e famshëm portativ Popsy, një model i mrekullueshëm, i lehtë, i disponueshëm në disa ngjyra.



Një sagë reklamimi
Historia e Schneider dallohet nga një marrëdhënie e privilegjuar me publikun, e ilustruar në mënyrë të përsosur nga fushatat reklamuese që u bënë simbol i epokave përkatëse dhe lanë një gjurmë në memorien kolektive.
Reklamat dhe sloganet e Schneider krijuan një pasion për markën, në sajë të emocioneve të ngjallura nga teknologjitë e reja. Fokusi i tyre në zhvillimin e pajisjeve të përsosura me cilësi të shkëlqyer, ngjyra të bukura dhe performancë të jashtëzakonshme nuk la njeri pa mrekulluar.
Marka Schneider ka krijuar gradualisht një lidhje të thellë sentimentale mes kompanisë dhe klientëve që sot mbetet po aq e fortë sa më parë.